Pagesa e kontributeve pensionale për të gjithë

Trusti i kursimeve pensionale të Kosovës (TKPK) informon tatimpaguesit se në pajtim më Rregulloren 2001/35 “Mbi pensionet në Kosovë” dhe Udhëzimin Administrativ 2003/7, kontributet e para për financimin e Kursimeve individuale pensionale duhet të paguhen duke filluar prej rrogës së gushtit për punëtorët e të gjitha entiteteve dhe në të ardhurat për muajin gusht të të vetëpuësuarëve. Pagesat dhe deklaratat mujore të kursimeve pensionale duhet të bëhen jo më vonë se dita e pesëmbëdhjetë a muajit që vie pas muajit për të cilin paguhen, ose llogariten në mënyrë akruale, pagat e punëtorëve. Për muajin gusht të vitit 2003, dita e fundit për kryerjen e pagesës së kontributeve do të jetë 15 shtatori.

    Tatimpaguesit të cilët obligohen të pagujnë kontributet për muajin gusht janë:

Të gjithë punëdhënësit, përfshirë ata në sektorin bujqësor dhe të vetëpunësuarit, për punëtorët të cilët janë banorë rezident të Kosovës, dhe të cilët kanë lindur në ose pas vitit 1946.

    Procedura e pagesës dhe ruajtjes së formularit të Deklaratës mujore të kontributeve pensionale:

Punëdhënësit duhet të zbresin (ndalin në burim) 5% të pagës bruto të punëtorit dhe t’i shtojnë këtij 5% edhe 5% të së njejtës vlerë. Këto janë shumat e obligueshme. Megjithatë, në bazë vullnetare, si punëtori ashtu edhe punëdhënësi mund të rrisin këtë deri në plus 10%, pra deri në gjithsejt 15% të pagës. Bashkarisht shuma e kontribuar nga përqindja e punëtorit dhe e punëdhënësit nuk mund të jetë më e vogël se 10%, dhe nuk mund të jetë më e madhe se 30% të pagës bruto. Punëdhënësi duhet ta kalkuloj gjithsejt shumën e kontributeve për të gjithë të punësuarit për muajin aktual, dhe të bëjë një pagesë të vetme përmes njërës prej bankave komerciale. Pagesa do të përpunohet duke u bazuar në formularin e Deklaratës mujore të kontributeve pensionale të dorëzuar (në 3 kopje).

Të vetëpunësuarit duhet të kontribuojnë në bazë tremujore dhe duhet të dorëzojnë deklaratën e parë tremujore për periudhën gusht-shtator 2003 jo më vonë se më 15 tetor. Procedurat e llogaritjes së shumës së kërkuar të kontributeve definohen në Rregullat e Administratës tatimore mbi implementimin e Rregullores 2001/35.

    Ku mund të mirren formularët “Deklarata mujore e kontributeve pensionale”:

Formularët e paplotësuar mund të mirren në filialat regjionale të bankave komerciale dhe në zyrat regjionale të Administratës tatimore. Formularët e plotësuar me të gjitha informatat e nevojshme në to mund të gjenerohen në mënyrë elektronike në TKPK me kërkesë të punëdhënësit të cilët zgjedhin t’i dorëzojnë raportet për kontributet individuale në baza mujore drejpërdrejt në TKPK.

    Procedurat e raportimit tremujor:

Punëdhënësit janë të obliguar të raportojnë në Administratën tatimore mbi shumat e kontributeve pensionale, të paguara për të gjithë të punësuarit, në fund të secilit tremujor. Punëdhënësit kanë mundësinë të zgjedhin të raportojnë në baza mujore, në formë elektronike, drejtpërdrejt në TKPK me ç’rast do të lirohen nga obligimi i raportimit tremujor. Është obligim i punëdhënësit që të sigurohet se të gjithë të punësuarit janë regjistruar dhe kanë ose numrin e letërnjoftimit të UNMIK-ut, ose Numrin individual tatimor (NIT) të lëshuar nga Administrata tatimore. Për shkak se kontributet e paguara në TKPK do të jenë pronë individuale e punëtorëve, është e rëndësisë jetike të dorëzohen këto informata në mënyrë që të identifikohen kontribuesit individual.

    Ndihma në dorëzimin e formularëve dhe kopjeve të dokumentave zyrtarë:

Punëdhënësit mund të kërkojnë ndihmë në pregatitjen e formularëve dhe pagesave duke kontaktuar Trustin e kursimeve pensionale në adresën e lartëshënuar. Kopjet e Rregullores dhe të Rregulolave të Administratës tatimore mund të mirren në zyren e TKPK-së në Prishtinë ose në zyret regjionale tatimore (kopjet elektronike mund të shkarkohen nga faqja e internetit www.Trusti.org).

 
 
 
© 2014 Trusti. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.Design & Development by Trusti