|
Funksionet
Trusti punëson 27 profesionistë, funksioni i të cilëve është që të pranojnë dhe procesojnë kontributet nga punonjësitë dhe punëdhënësit, dhe t’iu ofrojnë këshilla dhe përkrahje teknike si punonjësve ashtu edhe punëdhënësve.
Trusti gjendet në Prishtinë dhe është i ndarë në pesë departmente kryesore: Marrëdhëniet me klientë, Financa, Marrëdhënie me publik dhe trajnim, Resurse njerëzore, dhe Teknologjinë e informacionit. Struktura institucionale është disejnuar për t’i menaxhuar me efikasitet llogaritë personale, të mbajnë shënimet e kontributeve, ofrojnë një spektër të gjerë të shërbimeve për klientë, dhe të informojnë publikun në aspekte të ndryshme të implementimit të programit të ri pensional.
Përgjegjësitë
Punëdhënësit i kryejnë pagesat për të gjithë punëtorët e tyre çdo muaj përmes rrjetit të bankave komerciale në Kosovë. Së bashku me pagesat, punëdhënësit dorëzojnë edhe formularët e pagesave.
Pasi të bëhet pagesa, banka komerciale dërgon të hollat në llogarinë e Trustit në BQK (Banka Qendrore e Kosovës). Formularët e pagesës i dërgohen Administratës Tatimore. Administrata Tatimore i mbledh dhe i proceson këta formularë, monitoron përmbajtshmërinë dhe barazon pagesat, dhe i dërgon këto informata Trustit.
Sipas udhëzimit të Trustit, të gjitha kontributet e mbledhura transferohen nga llogaria në BQK në llogarinë e firmës menaxhuese të mjeteve, përgjegjësia e së cilës është t'i investojë mjetet. Përderisa mjetet janë të investuara me menaxhuesin e mjeteve, ato pritet të rriten në vlerë dhe kthimi nga investimet shpërndahet proporcionalisht nëpër llogaritë individuale të kontribuuesve, pas heqjes së shpenzimeve administrative (0.60% nga 1 janari 2012).
|