Në tetor të vitit 2007 ABN AMRO ka kaluar në pronësi të Fortis. Më pas, fondi investues i Fortis i është bashkëngjitur bankës së njohur BNP Paribas, e cila e ka selinë në Francë. BNP Paribas vlerësohet si një ndër bankat më të mëdha të botës dhe ka një vlerësim të sigurisë nga S&P të nivelit AA. Deri në mes të vitit 2011 BNP Paribas ka pasur nën këshillim ose menaxhim 540 miliardë euro. Trusti ka investuar përmes BNP Paribas në tregun likuid të parasë. Detajet jepen në kontratën e mëposhtme.
Kontrata me BNP Paribas
Buletini i fundit i fondit
Detajet e investimeve të fondit
Është një ndër kompanitë udhëheqëse të botës sa i përket planeve të kursimeve dhe planeve pensionale për të punësuar. Vanguard kanë filluar punën me fonde të indeksit që nga viti 1976, dhe kanë nxjerrë në treg indeksin me të ardhura fikse për herë të parë më 1986, duke u vendosur kështu mes pionierëve në ofrimin e fondeve të indeksit.
Kontrata me Vanguard-in
Buletini i fundit i fondit
Detajet e investimeve të fondit
Schroders është një institucion i regjistruar në Luksemburg. Klientë kryesorë të tij janë: korporatat, kompanitë e sigurimeve, fondet pensionale, autoritetet lokale dhe qeveritare etj.
Kontrata me Schroders-in
Buletini i fundit i fondit
Detajet e investimeve të fondit
Është institucion, fondi i të cilit është i regjistruar në Luksemburg dhe me seli në Londër. Klientët kryesor të tyre janë korporatat, kompanitë e sigurimeve, fondet pensionale, autoritetet qendrore dhe lokale, etj. ECM ka filluar punën në vitin 1999, si iniciativë e individëve me përvojë shumë vjeçare në këtë lëmi. Për një kohë të shkurtër ata kanë arritur të bëhen njëri ndër vepruesit më atraktiv në këtë fushë të investimeve duke tërhequr nën menaxhim sasi të konsiderueshme të mjeteve. Klientët kryesor të tyre janë bankat komerciale, fondet pensionale, bankat qendrore, korporatat, kompanitë e sigurimeve, etj.
Kontrata me ECM-në
Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C është anëtare e RZB Group dhe degë e Raiffeisen International Bank-Holding AG. Raiffeisen Bank Kosovo është themeluar në nëntor të vitit 2001 si Banka Amerikane e Kosovës. Deri në qershor 2011 totali i aseteve të tyre ka qenë 660,149 milionë EUR. Trusti ka investuar në Raiffeisen Bank Kosovo në formë të depozitave bankare.
Kontrata me Raiffeisen Bank
Bilanci i fundit i gjendjes
NLB Prishtina a.d., është themeluar më 1 janar të vitit 2008 përmes bashkimit të NLB Kasabank sh.a., në Prishtinë dhe NLB Banka e Re e Kosovës sh.a., po ashtu nga Prishtina. Deri në fund të qershorit të vitit 2011 NLB Prishtina ka pasur 354,848 milionë euro asete. Trusti ka investuar në NLB Prishtina në formë të depozitave bankare.
Kontrata me NLB Prishtina
Bilanci i fundit i gjendjes
AXA Investment Managers është pjesë e korporatës AXA Group, duke qenë një emër i mirënjohur ndërkombëtarisht në menaxhimin e fondeve investuese me seli në Francë. AXA Investment Managers ka nën menaxhim rreth 500 miliardë euro. Investimi përmes këtij asetmenaxheri do të jetë në bono globale të mbrojtura nga inflacioni, apo të njohura si "Inflation Linked Bonds".
Kontrata me AXA
Buletini i fundit i fondit
Memorandumi i operimit
Detajet e investimeve të fondit
Aquila Capital është krijuar në Gjermani më 2001 dhe ofron portofole të ndryshme investuese. Mjeti investues i Trusti-t me Aquila Capital do të jetë AC - Risk Parity 7 Fund, EUR L. Aquila Capital është e përqendruar kryesisht në Evropë por ka rrjet të projekteve edhe në: Amerikë Latine, Azi, Australi dhe Afrikë. Deri më tani Aquila Capital ka 2.5 miliardë euro mjete nën menaxhim. Qysh prej vitit 2008 Aquila Capital ka marrë një sërë çmimesh të rëndësishme në Evropë për ndërtimin e portofoleve të suksesshme investuese.
Prospekti dhe kontrata me Aquila Capital
Buletini i fundit i fondit
Detajet e investimet të fondit
BNY Mellon është krijuar në vitin 2007 nga bashkimi i Mellon Financial Corporation dhe The Bank of New York Company. BNY Mellon e ka selinë në Nju Jork dhe ka 1.3 trilion dollar nën menaxhim. BNY Mellon është e shtrirë në 36 vende të botës dhe ofron shërbime në 100 vende. Trusti ka investuar përmes BNY Mellon në instrumentin financiar BNY Mellon Global Real Return (EUR). Ky fond investues ka për qëllim të ofrojë kthime afatgjata të investitorëve me oscilime shumë më të vogla se sa tregu i aksioneve. Ky fond investues vlerësohet nga Standard&Poors me nivelin e sigurisë AA.
Marrëveshja me BNY Mellon.pdf
Buletini i fundit i fondit
Detajet e investimeve të fondit
Trusti ka filluar investimin përmes State Street Global Advisors (SSgA) në fund të muajit shkurt 2012. SSgA është pjesë e korporatës State Street Corporation, dhe e ka selinë në Boston të SHBA-ve. Korporata, të cilës i përket SSgA, ka një përvojë gati 200 vjeçare në fushën e financave, dhe renditët në krye në sipërmarrjeve botërore në ofrimin e shërbimeve financiare për investitorët institucionalë.
Marëveshja me SSgA i jep mundësi Trusti-t të diversifikojë më tej investimet në tregun e aksioneve nën titullin "SSgA MSCI Emerging Markets Index", dhe është i përqendruar në tregjet globale në zhvillim.
Marrëveshja me State Street
|