Deklarata e Parimeve të Investimeve

Ky dokument vendos parimet në bazë të të cilave do të investohen mjetet e Trustit. Kjo deklaratë është përpiluar nga Bordi Udhëheqës në pajtim me Ligjin nr. 03/L-084 për Fondin Pensional që e ndryshon Rregulloren e UNMIK-ut 2005/20.

1. Detyra kryesore e Bordit është të kujdeset që mjetet e Trustit janë investuar në mënyrë të matur, konsistente me rregullat që dalin nga Ligji. Bordi është i vetëdijshëm se ka përgjegjësi fiduciare ndaj kontribuesve dhe përfituesve në TKPK, dhe do t’i ndjek vetëm ato politika që nuk e shkelin këtë përgjegjësi.

Deklarata e parimeve t investimeve

2. Bordi shkarkon përgjegjësinë e tij për kujdestarinë e matur të mjeteve duke kontraktuar firma profesioniste për menaxhimin e mjeteve, të cilat edhe vet duhet t’i plotësojnë kriteret rigoroze të profesionalizmit, fuqisë së kapitalit dhe pavarësisë. Në instancën e parë, firmat e përzgjedhura për menaxhimin e mjeteve duhet të jenë të vendosura përbrenda OECD-së. Menaxhuesit e mjeteve janë përgjegjës për vendimet individuale të investimeve, të cilat bëhen në pajtim me udhëzimet e dhëna nga Bordi. Firmat për menaxhimin e mjeteve emërohen pas një procesi të përzgjedhjes i cili bazohet në praktikat më të mira ndërkombëtare. Emërimi i menaxhuesve të mjeteve është përgjegjësi e Bordit.

Bordi do të vendosë për një politikë të investimeve duke marrë parasysh kriteret e mëposhtme:

  • Toleranca për rrezikun e kontribuesve. Kjo do të përcaktohet nga një numër faktorësh, primare nga të cilat, që i përket të gjithë kontribuesve, do të jenë të ardhurat dhe pasuria e tyre. Kontribuesit me të ardhura dhe pasuri të ulët kanë tolerancë relativisht të ulët për rrezik;
  • Nevoja për diversifikimin efektiv të mjeteve. Kjo nënkupton se TKPK-ja do të investojë nëpër klasa të ndryshme të investimeve dhe do ta shpërndajë rrezikun nëpër klasa të investimeve duke përdorur instrumente të përbashkuara;
  • Fakti që kontribuesit kanë nevojë për ta krijuar besimin në institucionin e TKPK-së, dhe se, në këtë drejtim, politika e matur e investimeve është indikative;
  • Fakti që llogaritë dhe shportat e tregut të kontribuesve janë praktikisht të denominuara në euro, edhe pse kjo nuk e kufizon investimin vetëm në mjete të denominuara në euro;
  • Periudha kohore përgjatë së cilës kthimi nga investimet duhet të gjenerohet. Klasat e investimeve në të cilat do të investojë TKPK-ja përfshijnë aksionet, bonot, paraja e gatshme dhe instumentet me kthim absolut;
  • Fakti se, përgjatë kohës, politika të ndryshme të investimeve mund të jenë të aplikueshme për grupe të ndryshme të moshave. Tash për tash investimi i mjeteve të Trustit do të bëhet në bazë të një politike të vetme, megjithatë, duke e reflektuar faktin se kërkohet balansimi i interesave të atyre që do të pensionohen në të ardhmen e afërt me ato të kontribuesve që kanë një kohë më të gjatë para pensionimit;
  • Nevoja për t’i mbajtur shpenzimet administrative të ulëta.

Këto kritere do të reflektohen në deklaratën e Politikës së Investimeve, e cila duhet të lexohet me këto parime.

4. Bordi do të kërkojë të gjenerojë kthimin më të lartë të pranueshëm konsistent me përgjegjësinë e tij fiduciare, dhe nevojën për maturi. Në këtë drejtim do të merren parasysh kthimet e mundshme dhe rreziku përcjellës, sikur edhe kostoja e investimeve.

5. Bordi do t’i shqyrtojë rezultatet e menaxhuesve të emëruar të mjeteve në bazë të rregullt, që pritet të jetë për çdo mbledhje të Bordit, dhe në raste tjera nëse rrethanat kushtëzojnë, si dhe do ta shqyrtojë, në të njëjtën bazë kohore, përshtatshmërinë e parimeve dhe udhëzimeve.

Kjo Deklaratë e Parimeve duhet të lexohet njëkohësisht me Politikën e Investimeve, dhe me Ligjin për Fondin Pensional nr. 03/L-084.

 
© 2012 Trusti. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.Design & Development by Trusti