shtator 11, 2010          eTrusti        
 
Menu Minimize
 
  
 
 
  Minimize
 
About the KPST Minimize
 

Trusti - Institucion i ri

TKPK punëson 24 profesionistë, funksioni i të cilëve është që të pranojnë dhe procesojnë kontributet nga kontribuesit dhe punëdhënësit, dhe t’u ofrojnë këshilla dhe përkrahje teknike si punëtorëve ashtu edhe punëdhënësve.

TKPK-ja gjendet në Prishtinë dhe është e ndarë në pesë departmente kryesore: Njësinë për marrëdhënie me punëdhënës, atë për marrëdhënie më punëtorë, atë për menaxhimin e llogarive, atë për marrëdhënie me publik dhe trajnim, si dhe njësinë e teknologjisë informative. Struktura institucionale është dizajnuar për t’i menaxhuar me efikasitet llogaritë personale, të mbajnë shënimet e kontributeve, ofrojnë një spektrum të gjerë të shërbimeve për klientë, dhe të informojnë publikun në aspekte të ndryshme të implementimit të programit të ri pensional.

Procesi i mbledhjes

Punëdhënësit i kryejnë pagesat për të gjithë punëtorët e tyre çdo muaj përmes rrjetit të bankave komerciale në Kosovë. Së bashku me pagesat, punëdhënësit dorëzojnë edhe formularët e pagesave.

Pasi të bëhet pagesa, banka komerciale dërgon të hollat në llogarinë e TKPK-së në BPK (Autoriteti për Banka dhe Pagesa të Kosovës). Formularët e pagesës i dërgohen Administratës tatimore. Administrata i mbledh dhe i proceson këta formularë, monitoron përmbajtshmërinë dhe barazon pagesat, dhe i dërgon këto informata TKPK-së.

Sipas udhëzimit të dhënë nga TKPK-ja, të gjitha kontributet e mbledhura transferohen nga llogaria në BPK në llogarinë e firmës menaxhuese të mjeteve, përgjegjësia e së cilës është t'i investojë mjetet. Përderisa mjetet janë të investuara në menaxhuesin e mjeteve, ato pritet të rriten në vlerë dhe përfitimet nga investimet do të shpërndahen proporcionalisht nëpër llogaritë individuale të kontribuesve, pas heqjes së shpenzimeve administrative.

Principet kryesore të investimeve

Definimi i politikave të investimit është përgjegjësia kryesore e Bordit udhëheqës. Gjatë definimit të politikave të investimit, anëtarët e Bordit udhëheqës përqëndrohen në vetëm një qëllim – në përfitmin për kontribuesit. Është përgjegjësi e tyre të minimizojnë rrezikun që mund të ndikojë dëmshëm në kursimet e të punësuarëve aktual të Kosovës. Pavarësia e Trustit është e rëndësisë jetike për një funksionim të suksesshëm dhe investime të matura. Vendimet për investime duhet të jenë të izoluara nga ndikimi politik dhe të mirren vetëm në bazë të maturisë financiare.

Rregullorja cakton, në mënyrë eksplicite, kriteret për investime. Qëllimet kryesore të investimeve të matura për mjetet pensionale të TKPK-së janë:

• siguria e mjeteve për pensione, që do të thotë se mjetet duhet të investohen ne mënyrë të sigurtë;
• shpërndarja e investimeve, që do të thotë se investimet duhet të bëhen në instrumente të ndryshme financiare;
• kthimi maksimal, konsistent me sigurinë e mjeteve për pension;
• mbajtja e likuidetit adekuat, që do të thotë se mjetet duhet të investohet në instrumente financiare që shiten lehtë dhe janë shpejtë të konvertueshme në para të gatshme.

Trusti duhet të investojë në instrumente financiare që kanë vlerë të njohur, mund të shiten apo blihen. Trusti nuk mund të investojë drejtpërdrejt në fabrika, pajisje apo patundshmëri. Bordi udhëheqës ka përfunduar tenderin ndërkombëtar për përzgjedhjen e menaxhuesit të mjeteve.

 

  
 
 
  Copyright 2010 Trusti