shtator 9, 2010          eTrusti        
 
Menu Minimize
 
  
 
 
  Minimize
 
Për kontributet tuaja për kursimet pensionale Minimize
 

Kontributet tuaja të paguara në Trust nuk janë tatime por kursime të obligueshme. Sistemi i ri pensional i Kosovës i’u mundëson punëtorëve kosovarë të kursejnë për ardhmërinë e tyre. Shuma e pensionit tuaj do të varet drejtpërdrejt nga shuma e kontribuar dhe nga rritja e mjeteve të investuara.

Në vijim paraqesim rrjedhën e kontributeve tuaja që nga fillimi deri në fund:

Pagesa
Pagesa për kontribute pensionale bëhet çdo muaj përmes punëdhënësit, apo përmes të vetëpunësuarit çdo tremujor. Kjo pagesë duhet të përcjellet me raport, i cili nmë fakt paraqet fillimin e procesit të alokimit të parave nëpër llogaritë e të punësuarve. Pra, nëse kryhet vetëm pagesa e jo edhe raportimi, paratë edhe pse të paguara, mbesin të paalokuara në nivelin individual.

Euro.JPG

Pronësia
Kursimet pensionale do të kenë vetëm një pronar: ju, në emër të të cilit janë dhënë kontributet. Secili kontribues do të ketë llogarinë individuale në TKPK, njëlloj sikur në bankë. Sa më e madhe të jetë shuma e kontributeve të mbledhura, aq më i lartë do të jetë pensioni juaj.

Investimi
Paratë tuaja nuk do të shpenzohen, por do të investohen. Bordi udhëheqës i TKPK-së zgjedhë Menaxhuesit e mjeteve të cilët investojnë dhe menaxhojnë mjetet e Trustit. Investimet duhet të përmbushin standardet e diversifikimit, sigurisë dhe të transparencës. Përfitimi nga investimet do t’u takoj kontribuesve.

Pasqyrat
Për t’ju ndihmuar monitorimin e llogarive individuale, TKPK do t’i dërgojë pasqyrat e llogarive individuale në të cilat do të figurojë shuma e kontribuar dhe bilanci i llogarisë.

Adresa
Dhënia e adresës Trustit është mjaft e rëndësishme, sepse në këtë adresë ne do të dërgojmë pasqyrën e kontributeve të paguara paraprakisht.

Tërheqja e parave
Janë tri mundësi të tërheqjes së parave: Pensionimi, vdekja e kontribuesit, statusi invalidor.

Pensionimi i rregullt
Kur kontribuesi arrin moshën për pensionim, varësisht nga bilanci i llogarisë, do të tërheqë të gjitha paratë përnjëherë, ose do t’i tërheqë në faza. Nëse bilanci i llogarisë së kontribuesit është nën 2000 EUR, kontributet do të tërhiqen përnjëherë, nëse bilanci është mbi 2000 EUR, kontributet e kursyera do të tërhiqen në faza.

Anuitetet
Në të ardhmen, me rritjen e vazhdueshme të bilanceve të llogarive, pritet që në tregun e sigurimeve të Kosovës të ketë anuitete. Anuitetet janë produkte financiare që konvertojnë shumën e kontributeve të kursyera në rrjedhë mujore parash. Kontribuesit do të kenë mundësi që nga kursimet e tyre “të blejnë” pensionin e tyre, përmes anuitetit.

Trashëgimi e kontributeve nga kontribuesi i ndjerë
Nëse kontribuesi vdes para moshës për pensionim, familja e tij/saj mund të trashëgojnë shumën e plotë të kursimeve të akumuluara. Kursimet do të trashëgohen sipas Ligjit mbi Trashëgiminë.

Pensioni Invalidor
Nëse kontribuesi dëshmon se është bërë person me aftësi të kufizuara, rrjedhimisht është bërë i paaftë për punë, atëherë ai/ajo do të ketë të drejtë t’i tërheqë kursimet e veta pensionale edhe para moshës së pensionimit.

  
 
 
  Copyright 2010 Trusti