shtator 9, 2010          eTrusti        
 
Menu Minimize
 
  
 
 
  Minimize
 
Punëdhënësit Minimize
 

 
Çdo kompani që afaron dhe punëson në Kosovë, është e obliguar t'i paguajë kontributet mujore pensionale për të punësuarit e vet. Në fund të çdo tremujori kompania duhet ta dërgojë raportin në Administratën Tatimore të Kosovës i cili paraqet përmbledhjen e kontributeve për të tre muajt për secilin të punësuar. Të dhënat në këtë raport duhet të përputhen me pagesat për kontribute të bëra nga kompania në bankat komerciale.

  • Çka janë raportuesit mujorë?
  • Cilat janë përparësitë e një raportuesi mujor
  • Hapat e raportimit mujor

Çka janë Raportuesit Mujorë?

  • Raportuesit mujorë janë në kontakt të përhershëm me Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK).
  • Në çdo fund të muajit (preferohet deri më datën 10 të muajit pasardhës), raportuesi mujor i dërgon të dhënat (listën e pagave mujore dhe kontributeve pensionale për secilin punëtor) në TKPK me anë të postës elektronike, ose drejtpërdrejtë në zyret e TKPK-së, përmes tabelës së thjeshtë të parapërgatitur në Excel nga TKPK.
  • Bazuar në këto shënime personat përgjegjës në TKPK gjenerojnë formularin e pagesës, dhe, më së largu në afat prej dy ditëve të punës ky formular i dërgohet punëdhënësit, formular ky që i shërben atij për kryerjen e pagesës në bankë.

Cilat janë përparësitë e një Raportuesi Mujor?

  • Punëdhënësi nuk ka nevojë të plotësojë formularë me dorë, gjë që eviton moskorrespondimin e pagesës me gjithsej shumën e domosdoshme të kontributeve mujore për të punësuarit në kompani, pra eliminohet mundësia e mbi apo nënpagesës.
  • Po ashtu eliminohet mundësia e të gabuarit gjatë plotësimit me dorë të të dhënave tjera të domosdoshme, siç janë Numri i Regjistrimit të Biznesit, periudhës raportuese, etj.
    Formulari.JPG
  • Gjatë raportimit mujor mund të zbulohen dhe eliminohen gabimet në numra të letërnjoftimeve të të punësuarve, d.m.th. paraprakisht intervenohet në këto gabime pa u dërguar raporti tremujor në Administratën Tatimore. Te Raportuesit Tremujorë një gabim në numër të letërnjoftimit rezulton në vonesë të madhe në procesimin e raportit me gabim, dhe rrjedhimisht në mos alokim të mjeteve për të gjithë të punësuarit.
  • Në fund të çdo tremujori TKPK gjeneron raportin tremujor për raportuesit mujorë, të cilin ia dërgon punëdhënësve për ta kontrolluar. Kështu evitohet mundësia e mospërputhjes së pagesave të bëra dhe përmbledhjes tremujore të të dhënave për kontributet.
  • Pasi që të merret konfirmimi nga punëdhënësi për raportin tremujor, TKPK në mënyrë elektronike i dërgon raportet në emër të punëdhënësve në Administratë Tatimore. Mënyra elektronike kontribuon në përshpejtimin e procesimit dhe të barazimit të shënimeve për kompaninë në fjalë.

Me anë të Raportimit Mujor TKPK është më e informuar mbi atë se çfarë ndodhë me kontributet e një punëdhënësi të caktuar dhe është në gjendje që më lehtë të intervenojë për rregullimin e çfarëdo ngecjeje të mundshme në procesim apo barazim. Të gjitha shënimet për punëdhënësin janë futur në bazën e të dhënave të TKPK-së paraprakisht, kështu që mundësia e intervenitmit është më e lehtë.

Hapat e raportimit mujor

  • Plotësohet tabela me të dhënat mujore për të gjithë punëtorët dhe punëdhënësin
  • Dërgohet tabela përmes postës elektronike, apo fizikisht në zyret e TKPK-së
  • Pranohet formulari për pagesë të kontributeve me të cilin ekzekutohet pagesa
  • Në fund të çdo tremujori TKPK gjeneron dhe dërgon raportin tremujor së pari tek ju për ta kontrolluar, dhe pastaj në Administratën Tatimore.

Për çfarëdo informacioni shtesë, mos ngurroni ta kontaktoni Departamentin për Punëdhënës:

Bardhyl Shehu (bardhyl.shehu@trusti.org),

Visar Ponosheci (visar.ponosheci@trusti.org), ose

Naim Caka (naim.caka@trusti.org).

Në adresën e mëposhtme elektronike:
report@trusti.org .

Numrat e mëposhtëm të telefonit:
Tel.: (038) 244-341; lok 104 apo 105
Fax: (038) 244-368

  
 
 
  Copyright 2010 Trusti