mars 13, 2010          eTrusti        
 
Menu Minimize
 
  
 
 
  Minimize
 
Faktet kyçe Minimize
 
Deri më 31 janar 2010

€377.6m nën menaxhim

388,554,836.36 aksione të lëshuara

301,710 kontribues

 1.03% - Çmimi i aksionit për janar

 1.03% - Çmimi i aksionit prej fillimit të vitit

€3.6m - Kthimi në investim për janar

€3.6m - Kthimi në investim prej fillimit të vitit

  
 
 
Mirë se vini në faqen e Trustit Minimize
 

I/e nderuar vizitor/e,

Ju falenderojmë që zgjodhët faqen e Trustit për të shpenzuar një pjesë të kohës suaj.

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti) është institucion i themeluar në gusht të vitit 2002 për të administruar dhe menaxhuar kontributet e obligueshme pensionale (dhe vullnetare) të të punësuarëve në Kosovë.

Trusti është i angazhuar kryesisht për mbajtjen e kontributeve pensionale të kursyera nga qytetarët e Kosovës gjatë marrëdhënies së punës, të cilat ruhen nëpër llogari individuale të kontribuesit. Administrimi i këtyre llogarive individuale është përgjegjësi ligjore e Trustit, përderisa paratë mbesin pronë vetanake e kontribuesit.  Edhepse pronë private, mandati i këtyre kursimeve është specifik – ato mund të përdoren vetëm për pension.

Sa janë me ne, mjetet investohen sipas parimeve të investimeve të kujdesshme të paracaktuara me ligj. Investimet bëhen në mënyrë që kursimtarët kosovarë, në afate të gjata të kenë rritje sa më të madhe të llogarisë, ashtu që t’iu sigurohet një pension sa më i mirë me rastin e pensionimit. Investimet e Trustit janë të bëra në klasa të aseteve, tregje botërore dhe industri nga më të ndryshmet, në mënyrë që të shpërndahet dhe kështu zvogëlohet rreziku i mundshëm që vjen nga investimet.

Faqja jonë në internet është pasqyrë e plotë 'virtuale' e asaj çfarë bën Trusti. Këtu do t’i gjeni përgjigjet në të gjitha pyetjet rreth punës së Trustit dhe menaxhimit të mjeteve. Nëse nuk e gjeni përgjigjen atëherë ju lutem na kontaktoni.

 

Me nderime,

Menaxhmenti i Trustit

     
 
 
Cilat janë risitë? Minimize
 

Trusti i investon 10 milionë euro shtesë në Kosovë

Bordi Udhëheqës në mbledhjen e fundit ka vendosur që 10 milionë euro, kursime këto të kontribuesve në Trust, t’i deponojë në bankën NLB, e cila kishte konkurruar në tenderin e hapur të Trustit, dhe e cila i kishte plotësuar kushtet e tenderit, përfshirë këtu kërkesën për garanci të mjeteve. Ky 10 milionësh e ngrit në gjithsej 25 milionë euro shumën e parave të Trustit të deponuara në bankat që afarojnë në Kosovë, pra të deponuara në tregun e Kosovës.

Taksa menaxhuese ulet në 0.8%

Prej 1 janarit të vitit 2010 Trusti ka filluar ta aplikojë taksën e re menaxhuese për mjetet nën menaxhim, e cila është reduktuar në 0.80% nga 0.90% sa ka qenë në vitin e kaluar. Taksa e reduktuar menaxhuese është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në nëntor të vitit 2009. Taksa menaxhues të cilën e ndal Trusti nga mjetet nën menaxhim shërben për mbulimin e shpenzimeve operacionale të Trustit. Falë rritjes së efikasietit dhe përmirësimit të administrimit dhe maxhimit të Trustit si institucion, për vitin 2010 Bordi ka vendosur që t’i ulë shpenzimet operacionale. Për vitin 2010 pjesa më e madhe e shpenzimeve të Trustit do të jenë taksat që u paguhen menaxhuesve të mjeteve përmes të cilëve Trusti i investon mjetet e kursimeve pensionale. Këto shpenzime përbëjnë afërsisht 60% të shpenzimeve të gjithmbarshme vjetore të Trustit.`

Raporti tremujor

Këtu mund ta lexoni raportin për tremujorin IV 2009.

Trusti gjatë vitit 2009

Viti 2009 ka qenë vit mjaft pozitiv për Trustin, dhe atë në të gjitha aspektet. Ky është një prej viteve të rralla kur të gjitha aspektet e punës në Trust kanë pasur përmirësime e avancime.

Trustorja

Trustorja është buletini i përtremuajshëm i Trustit. Buletinin e tremujorit të III'të të vitit 2009 mund ta lexoni këtu.

  
 
 

    

Kjo është lidhja për ta shikuar llogarinë tuaj.

  
 
  Minimize
 
Simboli Indeksi E Fundit   
^DJI DOW JONES INDUSTR 10624.69
^IXIC NASDAQ COMPOSITE 2367.66
^GSPC S&P 500 INDEX 1149.99
^FTSE FTSE 100 5625.65
^GDAXI DAX 5945.11
^N225 NIKKEI 225 10751.26
  
 
 
  Copyright 2009 Trusti