|
Prishtinë 19 janar 2012 - Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës realizoi mbi 3.3 milionë euro kthim bruto nga investimet, kurse nga kontributet shtesë këtë vit akumulojë rreth 108 milionë euro. Kështu vlera e përgjithshme e mjeteve nën menaxhim të Trusti-t në fund të 2011-s arriti në rreth 588 milionë euro.
1. Performanca investuese
Investimet e Trusti-t në tregjet financiare për vitin 2011 u mbyllën në vlerën e €3,313,641.29 kthim bruto, megjithatë rruga për tek ky rezultat ishte shumë sfiduese. Në një vit në të cilin ndodhën ngjarje të tilla si: rrezikimi i falimentimit të shteteve anëtare të BE-së dhe vënia në pikëpyetje e ekzistencës së monedhës Euro dhe vet Unionit; tërmeti shkatërrues në Japoni me pasoja për gjithë ekonominë globale si dhe trazirat në vendet e botës arabe dekurajuan ekonominë globale dhe frikësuan investitorët e konsumatorët. Për më shumë, në një gjendje të tillë, ishte tejet e vështirë të parashikohej se do të mund të kishte performancë të këtillë nga investimet. Në veçanti kriza e borxhit në BE, e cila vazhdon të mos jetë e zgjidhur përfundimisht, kërcënoi rëndë ekonominë botërore aq sa pasojat mund të ishin më të rënda se sa në 2008-n.
2. Kthimi sipas tremujorëve
Nga 4 tremujorët e vitit 2011, në 3 prej tyre Trusti pati rezultate pozitive nga investimet, kurse në 1 kishte kthim negativ. Siç edhe shihet në tabelën 1, Trusti pati rezultate të kënaqshme në gjysmën e parë të vitit, në total prej mbi 14 milionë euro; kurse në tremujorin III kthim tejet negativ prej 31 milionë euro. Por ishte pikërisht tremujori i fundit, në të cilin kishim rezultat pozitiv prej rreth 20 milionë euro, që e përcaktoi edhe performancën e investimeve tona për vitin.
Tabela 1: Performanca investuese sipas tremujorëve
|
Periudha
|
Kthimi në investime
(në milionë euro)
|
|
TM1
|
+11.46
|
|
TM2
|
+3.03
|
|
TM3
|
-31.00
|
|
TM4
|
+19.84
|
|
Gjithsej
|
+3.33
|
3. Pensione të shpërndara
Gjatë 2011-s, siç edhe është pritur, vazhdoi të rritej numri i të të pensionuarve në krahasim me një vit më parë. Numri i përfituesve të rinj të pensionit brenda 2011-s arriti në 2,868, nga 2,738 që ishte gjatë 2010-s.
Vlera e mjeteve që iu shpërndanë përfituesve të pensionit në përgjithësi në 2011-n ishte rreth, 5.7 milionë euro, ose rreth 1 milion euro më shumë se një vit më parë.
Qysh prej themelimit e deri në fund të 2011-s Trusti ka shpërndarë rreth 19.5 milionë euro në emër të 13,672 përfituesve.
4. Mjetet nën menaxhim
Vlera e mjeteve nën menaxhim u rritë nga rreth 488 milionë në rreth 588 milionë, nga viti 2010 në 2011. Ngritja erdhi nga kontributet e reja të paguara gjatë vitit të kaluar dhe performanca në investime; kurse, kuptohet, ndikim kishte edhe vlera e kontributeve të paguara për përfituesit e pensioneve gjatë vitit dhe shpenzimet për investime dhe operim. Ky njëherësh shënon edhe vitin me ngritjen më të lartë të kontributeve të akumuluara brenda vitit qysh prej themelimit të Trusti-t.
5. Taksa menaxhuese
Trusti gjatë vitit 2011 operoi me taksën e përgjithshme menaxhuese dukshëm më të ulët në nivel rajonal dhe më gjerë, prej 0.65%. Më tej, Bordi Udhëheqës i propozoi Kuvendit të Kosovës reduktimin e saj në 0.60% nga 1 janari 2012, dhe Kuvendi e ka miratuar një kërkesë të tillë.
Në këtë mënyrë Trusti vazhdon të ulë ngarkesën e përgjithshme ndaj kontribuuesve duke u kujdesur maksimalisht të mbajë në nivel linear shpenzimet për investime dhe operim. Kjo gjithmonë bazuar edhe në faktin se Trusti nuk është institucion me qëllim për-përfitim.
6. Faktet kryesore
Tabela 2: Faktet kryesore të përmbledhura
|
Faktet
|
Më 31 dhjetor 2011*
|
Më 31 dhjetor 2010
|
|
1. Kthimi vjetor nga investimet
|
€3,313,641.29
|
€26,455,249.84
|
|
2. Çmimi i aksionit
|
€1.0346
|
€1.0327
|
|
3. Mjetet nën menaxhim
|
€588,169,211.55
|
€488,568,546.39
|
|
4. Pensione të shpërndara
|
€5,738,591.19
|
€4,774,218.90
|
|
5. Përfitues të rinj të pensionit
|
2,868
|
2,738
|
|
6. Aksione të emetuara
|
568,472,222.65
|
473,065,186.94
|
|
7. Kontribuues**
|
384,574
|
350,960
|
*Të dhënat për vitin 2011 janë preliminare. Të dhënat përfundimtare do të publikohen pas kryerjes së auditimit financiar.
**Paraqet numrin e llogarive aktive të kontribuuesve në Trust. Ndryshimi i këtij treguesi nuk varet vetëm nga kontribuuesit e rinj.
|